Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Konjufca: Deputetët e Listës serbe do të zëvendësohen

Gazeta10
07 November 2022 - 13:17

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka konfirmuar se në kuvend kanë arritur shkresat e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, raporton Gazeta10.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se deputetët do të zëvendësohen dhe për këtë do t’i drejtohet presidentes Vjosa Osmani.

“Ligji thotë që karakteri i dorëheqjes së tyre është i parevokueshëm, natyra e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, do ta procedojmë sipas ligjit. Ligji i Republikës së Kosovës thotë që ata duhet të zëvendësohen. Do t’i drejtohem presidentes e pastaj procedura të tjera thonë që presidentja t’i drejtohet KQZ-së, e pastaj KQZ i përgjigjet presidentes me propozimet e reja të cilat me sa e di unë prapë vijnë nga e njëjta listë, prapë vijnë nga i njëjti grup parlamentar. Nëse ata refuzojnë, tjerët të cilët janë me radhë, procedura përsëritet derisa të plotësojmë vendet e reja në kuvend”.

Konjufca më tej tha se më këto dorëheqje, nuk ka ndodh kurrfarë rrezikimi i rendit të Kushtetutës së Kosovës.

“Krejt çka ka ndodh është një dorëheqje më e madhe sepse nuk kemi pasur një të tillë kurrë në kuvendin e Kosovës. S’ka kurrfarë hendeku kushtetues, me këto dorëheqje s’preket aspak rendi kushtetues i Kosovës. Pse në kuvend përkohësisht do të jenë 110 deputetë, kjo nuk është aspak antikushtetuese, këto i parasheh kushtetua si mundësi dhe i sqaron të gjitha procedura për zëvendësimin e tyre, s’jemi në një krizë kushtetuese. Pas kësaj dorëheqje jemi në procedura normale të zëvendësimit të tyre”, tha Konjufca./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.