Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEDS zë 156 persona duke vjedhur energjinë elektrike

Gazeta10
07 November 2022 - 13:40

Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore, raporton Gazeta10.

Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1930 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 156 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike, kështu ka njoftuar KEDS-i.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.