Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci rikujton votimin e vitit 2015 për Specialen: Ky ligj nuk i liron ata

Gazeta10
05 October 2026 - 10:37

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka rikujtuar vendimin e vitit 2015 për themelimin e Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar të vonuar reagimin e Kuvendit lidhur me këtë çështje.

Gjatë seancës së Kuvendit, Nagavci ka thënë se vendimi për themelimin e Speciales ishte marrë në vitin 2015, ndërsa ka theksuar se ndryshimi i ligjit nuk nënkupton lirimin e personave që po mbahen në Hagë.

“Nuk po e përmendim tash, por dijeni se ky ligj nuk i liron ata”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka theksuar se reagimi ndaj kësaj çështjeje ka ardhur me vonesë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.