
Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar vendimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar si një vendim të ngutshëm, ngjashëm me atë të vitit 2015.
Kurti tha se në vitin 2015, kur ishte propozuar themelimi i Dhomave të Specializuara, opozita e atëhershme nuk e kishte mbështetur qëndrimin e tyre.
“Vendime të ngutshme, edhe tash edhe në vitin 2015. Atëherë nuk na keni mbështetur ‘kundër’, ne sot juve ‘po’”, tha Kurti.
Ai shtoi se qëndrimi i sotëm është i ndryshëm nga ai i mbajtur në vitin 2015./Gazeta10