
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se protesta para Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe pas miratimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Nuk zmbrapsemi. Leximi i parë kaloi, por ne do të qëndrojmë këtu derisa të kalojë edhe leximi i dytë. Kërkesa jonë është miratimi i ligjit deri në fund”, deklaroi Haziri.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me 90 vota për dhe asnjë kundër.
Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” po vazhdojnë qëndrimin para Kuvendit, në ditën e 20-të të protestës, duke kërkuar që procedura të përfundojë me miratimin përfundimtar të ligjit.
“Nuk largohemi. Presim votimin në lexim të dytë”, tha Haziri.