Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti paralajmëron takimin e radhës me Hamzën

Gazeta10
05 October 2026 - 11:37

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar zhvillimin e takimit të radhës me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.

Kurti e ka falënderuar Hamzën për takimet e zhvilluara deri më tani, duke bërë të ditur se komunikimi mes dy liderëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ai tha se për të arritur një fitore në Apel nevojitet një strategji shtetërore dhe kombëtare, ndërsa theksoi se Kosovës i duhet edhe zgjedhja e presidentit.

“Për fitore nevojitet organizim e strategji, të cilat duhet të jenë shtetërore dhe kombëtare. Ndryshimet pozitive kërkojnë fuqi. Ne po e mbështesim këtë projektligj që, pas zgjedhjes së presidentit, të ulemi për një strategji kombëtare që do të na nxjerrë fitimtarë. Duhet ligj për Gjykatën në Hagë, por edhe president për Kosovën”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.