Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza: Ligji nuk është i PDK-së, por iniciativë e saj – “Do ta fitojmë betejën në Apel”

Gazeta10
05 October 2026 - 11:50

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk duhet të shihet si çështje partiake, duke theksuar se përgjegjësia për miratimin e tij i takon Kuvendit.

“Ligji nuk është për PDK-në. Çështja që trajton ky ligj është më e hershme se ekzistenca e PDK-së. Është iniciativë e PDK-së, por përgjegjësia është e jona si deputetë”, deklaroi Hamza.

Ai tha se ligji mund të plotësohet gjatë shqyrtimit në komisione dhe ndërmjet dy leximeve, ndërsa theksoi nevojën për një strategji shtetërore për procesin në Apel.

“Beteja e parë e përbashkët e jona si shtet duhet të bëhet në Apel. Rasti duhet të fitohet mbi bazën e fakteve dhe provave”, tha Hamza.

Kuvendi i Kosovës sot miratoi në lexim të parë, me 91 vota për dhe asnjë kundër, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.