Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vihet gurthemeli i objektit të radhës nga Al Trade në Fushë Kosovë

Gazeta10
05 October 2026 - 13:16

Në Fushë Kosovë është vendosur gurthemeli i objektit të ri nga Al Trade Center.

Ky projekt do të jetë një kompleks banesor, i cili do të jetë i lokalizuar afër rrugës kryesore e që kështu do të krijohet një qasje më e lehtë për banorët.

Projekti do të ndërtohet me standarde të larta evropiane dhe krijon një mundë si për një të ardhme më të mirë me më prosperitet, raporton KosovaPress.

Numër i madh i punëtorëve po punojnë që realizimi i këtij projekti të ‘vie në jetë’ , i cili synon të sjell cilësi dhe komoditet.

Ky është vetëm fillimi i një projekti që synon të jetë një nga adresat e reja të banimit dhe investimit në Fushë Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.