
Një person me inicialet F.R. është arrestuar nga Policia e Kosovës lidhur me incidentet e sotme para Kuvendit të Kosovës.
F.R. dyshohet se ka qenë i përfshirë në thyerjen e xhamave të disa zyrave të Kuvendit, gjatë protestës së zhvilluar para objektit të Kuvendit.
Protesta është shoqëruar me tensione, përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe përdorim të mjeteve piroteknike./Gazeta10