
Me 62 vota për, Gojani u zgjodh në këtë pozitë me votat e shumicës parlamentare, në seancën e sotme të Kuvendit.
“Në bazë të raportit të Komisionit Zgjedhor, konstatojmë se Driton Gojani zgjidhet kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, me mandat pesëvjeçar”, deklaroi nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola.
Kundërkandidati i tij, kryeshefi i deritashëm i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, mori shtatë vota.