Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare, Aaron Carter

Gazeta10
07 November 2022 - 15:21

Një intervistë mallëngjyese në të cilën Aaron Carter thotë se frika e tij më e madhe ishte të vdiste shumë i ri është rishfaqur pas vdekjes së tij tragjike më 5 nëntor, në moshën 34-vjeçare, transmeton Gazeta10.

Gjatë një paraqitjeje në vitin 2017 në “The Doctors”, Dr. Travis Stork e pyeti këngëtarin e “Aaron’s Party” se cila ishte “frika e tij më e madhe”.

“Që nuk do të mund të jetoj mjaftueshëm. Kjo është frika ime më e madhe”, ishte përgjigjur Carter.

Diku tjetër në intervistë, Aaron u pyet nëse ai shqetësohej për mbidozën pasi motra e tij Leslie vdiq nga një mbidozë droge në vitin 2012 në moshën 25-vjeçare.

“Dua të them se ka gjithmonë një shqetësim, por është edhe fakti që më duhej ta puthja motrën time për lamtumirë në arkivol. Më duhej ta puthja pikërisht në faqe dhe vazhdova ta puthja. Ishte një gjë e frikshme”, tha ai atë kohë.

“Unë e di se nuk ka fund të lumtur për asnjë nga ato medikamente që marrë”, kishte deklaruar artisti.

Carter u gjet i vdekur të shtunën në mëngjes në një vaskë në shtëpinë e tij në Kaliforni. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar.

Aaron ishte i fejuar me Melanie Martin, çifti që u ndan dhe u ribashkuan disa herë, ishin fejuar në vitin 2020 dhe mirëpritën një djalë të quajtur Prince në 2021.

Megjithatë, këngëtari – i cili ishte vëllai më i vogël i ikonës së Backstreet Boys, Nick Carter – luftoi me varësinë dhe traumën familjare në vitet e fundit të jetës së tij./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.