Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Gjakun e përzier me serbë”, Sami Lushtaku i ashpër ndaj Albin Kurtit

Gazeta10
06 October 2026 - 15:12

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi iu bashkua protestuesve që po kërkojnë miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Lushtaku tha se mosmiratimi i këtij projektligji, sipas tij, lidhet me interesat politike të pushtetit, ndërsa theksoi se çështja nuk ka të bëjë vetëm me ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, por me shtetin e Kosovës.

Ai shtoi se UÇK-ja nuk ka qenë pronë e individëve, por e popullit shqiptar.

“Kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit, i cili me mashtrime dhe rrena ka ardhur në pushtet dhe vazhdon kështu. Për karrigen e vet nuk e miraton një ligj që nuk është për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por është për shtetin e Kosovës, gjakun dhe sakrificën jo vetëm të ushtarëve të UÇK-së, por të popullit. UÇK-ja nuk ka qenë e Hashim Thaçit e as e individit, por e popullit shqiptar. Po flas për shqiptarë, jo për këta që e kanë gjakun e përzier me gjakun e serbëve. Këtu ka polici që e kanë udhëhequr edhe mbrëmë, që ka ndodhur këtu. Njerëz që baballarët e tyre janë në Serbi, atje me emra dhe mbiemra”, tha ai, raporton KosovaPress.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.