
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se po e çon vendin drejt zgjedhjeve dhe se po punon për ta zhbërë atë që, sipas tij, është ndërtuar me sakrificë dhe gjak.
“Po e çon vendin në zgjedhje, po don me i dhanë goditje Kosovës. Po punon me e zhbë atë që e kemi ba me gjak. S’ka me ia arritë… Kosova është ma e madhe se sa ky keqberes”, ka deklaruar Haradinaj.