
Bekim Sejdiu, i cili ishte propozuar si kandidat për President të Republikës së Kosovës, ka konfirmuar se është tërhequr nga procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit.
Sejdiu ka bërë të ditur se tërheqjen e kishte njoftuar më 14 shtator, për shkak të pamundësisë për të arritur marrëveshjen LDK-LVV dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend.
Ai ka deklaruar se ditëve të fundit ka qenë në komunikim me krerët e LDK-së dhe se i ka njoftuar ata, si dhe kryeministrin Albin Kurti, se nuk e konsideron veten pjesë të procesit të zgjedhjes së Presidentit.
“Kam njoftuar krerët e LDK-së dhe Kryeministrin Kurti se unë nuk e konsideroj veten pjesë të procesit të zgjedhjes së Presidentit, për arsye të mosarritjes së një marrëveshjeje politike dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend”, ka shkruar Sejdiu.
Ai ka falënderuar Kurtin dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për besimin dhe komunikimin korrekt, ndërsa ka shprehur mirënjohje edhe ndaj politikanëve të tjerë, kolegëve dhe personaliteteve që e kanë mbështetur kandidaturën e tij.
Sejdiu ka thënë se motivi i vetëm për ta pranuar kandidaturën kishte qenë interesi i vendit dhe përpjekja për të ndihmuar në tejkalimin e krizës politike.
Në fund, ai ka shprehur shqetësimin e tij për situatën politike në vend, duke bërë thirrje për reflektim “përtej inateve të ngushta dhe interesave personale