
Avokati Taulant Hodaj, i ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe interpretimin e procedurave kushtetuese.
Hodaj ka thënë se Kushtetuta është e qartë dhe se, sipas tij, në rundin e tretë nuk është kërkuar asnjëherë që kandidati për president të marrë dy të tretat e votave të deputetëve të pranishëm.
“Kushtetuta është shumë e qartë. Asnjëherë nuk e ka kërkuar 2/3 e të pranishmëve në rundin e tretë. Kurrë. Këtë e kanë bërë në vitin 2011. Ajo rregull është duke u aplikuar prej vitit 2011 deri më tani”, ka deklaruar Hodaj.
Ai ka kërkuar që kjo çështje të shqyrtohet edhe një herë, duke e krahasuar me diskutimet rreth afateve për konstituimin e Kuvendit.
“Unë do t’ua jepja edhe një herë këtë mundësi që ta shqyrtojnë këtë çështje, qysh po shqyrtohet çështja e afatit kur po konstituohet Kuvendi, kur nuk po konstituohet dhe po ndryshon disa herë”, ka thënë ai.
Sipas Hodajt, situata aktuale institucionale vështirësohet edhe nga konstelacioni politik në vend, duke përfshirë edhe vendet e garantuara në Kuvend.
“Është e pamundur me pas edhe marrëveshje politike kur i ki 80 deputetë e kështu me radhë”, ka deklaruar Hodaj./Gazeta10