Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kraki Hasanit: Nuk e di si nuk e kuptoni që ai ligj nuk i ndihmon ata në Hagë

Gazeta10
06 October 2026 - 21:45

Deputeti  Nezir Kraki, në lidhje direkte të Politikos gjatë protestës në shesh është përballur me veteranin e luftës Nait Hasani, duke diskutuar rreth projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe ndikimit të tij në procesin gjyqësor në Hagë.

Kraki i tha Hasanit se, sipas tij, ndryshimi i ligjit nuk do t’u ndihmojë ish-krerëve të UÇK-së në fazën e Apelit.

“Ky ligj, nuk e di si nuk e kuptoni, nuk i ndihmon aspak ata në Hagë. Sepse shkalla e Apelit do të zhvillohet në bazë të ligjit ekzistues”, i tha Kraki Hasanit.

Ai shtoi se procedura e Apelit zhvillohet mbi bazën e kuadrit aktual ligjor dhe se Gjykata Supreme, sipas interpretimit të tij, në shkallën e tretë mund të ndërhyjë në vendimin e marrë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.