Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, Begaj uron presidenten e re Justina Shiroka-Pula

Gazeta10
07 October 2026 - 8:12

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi znj. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj thekson se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.

“Urime të përzemërta, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!” – shkruan Begaj.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.