Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkak i mungesës së masave të sigurisë, ndalohet puna në dy objekte ndërtimi në Gjakovë

Gazeta10
07 October 2026 - 10:50

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës.

Gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi lidhur me masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e mangësive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.