Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Gazeta10
09 October 2026 - 17:49

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vdekur dy persona dhe një tjetër i plagosur.

Gazetarja e Kanal10 Sara Shehu ka mësuar se dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe mikun e tij, ndërsa i plagosur në këtë rast ka mbetur axha i të dyshuarit.

Lidhjen familjare mes tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në një komunikatë të lëshuar për këtë rast.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet, tha policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.