
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Raportohet se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur.
Sipas burimeve, dyshohet se babai ka vrarë djalin e tij.
Ekipet e Policisë së Kosovës dhe të Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe motivet e rastit.
GAZETA 10 ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigjje zyrtare.