Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalet një person i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e marrje ryshfeti

Gazeta10
13 October 2026 - 16:17

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person me inicialet N.A., i dyshuar për tri vepra penale: keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë pas disa muajsh hetime, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

I dyshuari dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka zbuluar informacione zyrtare lidhur me prona të caktuara për persona të paautorizuar, në këmbim të ryshfetit.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, veprimet e dyshuara kanë pasur për qëllim tjetërsimin e pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë dhe institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojë hetimet me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

I dyshuari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.