
Një person në Fushë Kosovë, ndaj të cilit janë aktive dy fletarreste, njëra prej tyre për vjedhje të rëndë, dyshohet se është i armatosur dhe i ngujuar në shtëpinë e tij.
Siç merr vesh Kanal10 nga burime të afërta me ngjarjen, personi është i nacionalitetit serb.
Ndërkohë, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe pritet arrestimi i tij.
Rasti vazhdon të jetë në zhvillim./Gazeta10