
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, do të prezantojë sot, në orën 10:00, në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, gjetjet e një hulumtimi dyvjeçar mbi punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Prezantimi zhvillohet në një kohë kur raporti i institucioneve të Kosovës me Dhomat e Specializuara mbetet temë e ndjeshme.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara ka refuzuar ftesën e Avokatit të Popullit për të marrë pjesë në prezantim, duke argumentuar se ky institucion nuk ka kompetenca për t’u marrë me punën e tyre.
Gjetjet e hulumtimit pritet të hedhin dritë mbi çështjet e trajtuara gjatë këtij procesi dyvjeçar./Gazeta10