
Gazetari nga Shqipëria, Ermal Peçi, në një lidhje direkte në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka komentuar protestat dhe situatën e krijuar në Tiranë.
Peçi deklaroi se dëmet e shkaktuara gjatë protestave janë minimale, krahasuar me ato që, sipas tij, ka shkaktuar qeverisja e kryeministrit Edi Rama.
“Duhet të kuptojmë që dëmet janë minimale apo të papërfillshme krahasuar me dëmet reale që ka shkaktuar kjo keqqeverisje”, u shpreh Peçi.
Ai tha se situata e krijuar në Tiranë dhe protestat që po vazhdojnë prej muajsh në Shqipëri janë, sipas tij, pasojë e mënyrës së qeverisjes së Ramës dhe mungesës së gatishmërisë për të dëgjuar pakënaqësitë e qytetarëve.
Sipas Peçit, përgjegjësia për situatën e krijuar duhet kërkuar te mënyra se si ka qeverisur kryeministri Edi Rama./Gazeta10