
Nga janari deri në shtator 2026, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 908.8 milionë euro të hyra tatimore apo 114.5 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë 2025, duke shënuar rritje prej 14.4%.
Krahas rritjes së të hyrave, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rënia e numrit të ndëshkimeve për 22%.
Këta tregues pasqyrojnë një qasje të orientuar drejt përmbushjes më të madhe tatimore, parandalimit të parregullsive dhe administrimit më efikas të obligimeve tatimore, thuhet në njoftim.
Rezultatet mbështeten nga puna e vazhdueshme e ATK-së, duke përfshirë monitorimin e bizneseve, me fokus të veçantë te tatimpaguesit me rrezik të lartë tatimor.