Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës

Gazeta10
17 October 2026 - 17:27

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se lufta për liri dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë pjesë e themelit mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës, duke theksuar se cenimi i këtyre vlerave e dëmton shtetin.

“Lufta jonë për lirinë, lufta e poipullit për liri është pjesë e fundamentit e themelit në të cilin ky shtet është ndërtuar dhe liria jonë është ndërtuar. Çfarëdo përdorimi në mënyrë të keqe, ose çfarëdo nëpërkëmbje e kësaj vlere, e dëmton themelin e shtetit tonë, e dëmton themelin e shtetit tonë, nuk munden me u nda, as mundi jonë përpara, e as gjaku i dëshmorëve, e luftës tonë për liri, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka rikujtuar se synimi për liri në vitet e ’90-ta ishte frymëzim për shumë të rinj e të reja që ishin të gatshëm të sakrifikonin edhe jetën për vendin.

“Në fakt, kur e kemi vendosur cakun në vitet ’90, ai cak ka qenë frymëzimi për djemtë edhe vajzat më të mira të kombit tonë, me u bë gati gati me e dhënë jetën e shumë prej tyre e kanë dhënë për liri. Nuk guxojmë me eksperimentuar me arritjet tona themelore. Edhe e treta që është praktika që sot, nuk guxojmë me eksperimentuar me institucionet e shtetit edhe me Kushtetutën e shtetit. Mos harroni, çfarëdo eksperimentimi në këto tri elemente e cenon seriozisht, seriozisht e cenon shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Gjini ka theksuar gjithashtu rëndësinë e Kushtetutës, duke e cilësuar atë si kontratë të përbashkët të shtetit dhe qytetarëve, e cila duhet të respektohet pavarësisht mospajtimeve me dispozita të caktuara.

“Pse nuk eksperimentojmë ne me Kushtetutën tonë? Pavarësisht, a na pëlqen ddiçka ajo aty. Nuk eksperimentojmë se është kontrata jonë, sikur e çdo shteti tjetër. Jemi pajtuar, po jemi pajtuar edhe me diçka që në çdo Kushtetutë të botës është themeltare, për mënyrën qysh i qasemi, për mënyrën qysh ndërtojmë, edhe për mënyrën qysh sillemi kundrejt normave që i kemi vendosur vetë. Këto janë kyçe, këto janë kyçe. Pse i përmenda këto? Nuk kam nevoj me ju tregu sepse që të trija ka tendecë kohë pas kohë me u nëpërkëmë jo vetëm prej jashti por fatkeqësisht nganjëherë edhe prej së brendshmi. E ata që nuk e kuptojnë këtë pjesë të fundamentit me ose pa vetëdije e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës, e rrezikojnë të ardhmën e fëmijëve tone”, ka thënë ndër të tjera Gjini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.