Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MKK-ja vendos në shitje veturat që i ka jashtë përdorimit, Kurti miraton kërkesën e Ministrisë

Gazeta10
17 October 2026 - 23:11

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për nxjerrjen në shitje të automjeteve zyrtare që janë jashtë përdorimit.

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, Ministria për Komunitete dhe Kthim është autorizuar të procedojë me shitjen e automjeteve përmes ankandit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi, raporton IndeksOnline.

Në vendim thuhet se Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike obligohet t’i kryejë procedurat e shitjes përmes ankandit publik.

Pjesë përbërëse e këtij vendimi është edhe lista e automjeteve jashtë përdorimit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Vendimi u mor tri ditë me parë dhe përmban firmën e kryeministrit Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.