Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Evropa përfshihet nga protestat kundër kostos së jetesës, radha i vjen Portugalisë

Gazeta10
18 October 2026 - 21:24

Disa organizata për të drejtat e strehimit po bashkohen me sindikatat e lidhura me konfederatën CGTP në protesta në të gjithë Portugalinë, në një kohë kur një valë protestash kundër kostos së jetesës ka përfshirë Evropën.

Protestat zhvillohen me sloganin: “Paga më të larta, pensione më të mira dhe shërbime publike. Kundër rritjes së kostos së jetesës. Një kurs i ri për Portugalinë!”

Tubime janë planifikuar në Porto, Coimbra dhe Lisbonë.

Kriza e kostos së jetesës po prek pjesën më të madhe të Evropës, e nxitur nga rritja e çmimeve, kostot e karburantit dhe mungesa e banesave të përballueshme.

Kjo ka bërë që mijëra qytetarë të dalin në rrugë për të ngritur zërin.

“Përballë rritjes së kostos së jetesës, strehimit dhe karburantit, edhe një shportë bazë ushqimore ka arritur çmime të tepruara”, deklaroi një përfaqësues i CGTP-së.

Protestat zhvillohen në një kohë kur demonstratat kundër kostos së jetesës në Francë, këtë të shtunë, janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë së trazirave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.