
Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka shprehur mbështetjen për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës.
Përmes një reagimi, Kraki ka akuzuar qeverinë shqiptare për ofendimin e protestuesve, kërcënimin e mësimdhënësve dhe mosmarrjen parasysh të kërkesave të studentëve.
Ai ka kritikuar gjithashtu premtimet për bonuse financiare për policët, në vend të zgjidhjeve për shqetësimet e studentëve.
“E tani ju duken anormale revolta e refuzimi i rinise per ta pranu kete Shqiperi si shtet normal? Kete kryeminister si udheheqes normal?”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Protesta po zhvillohen gjithandej Evropes por vetem ne Shqiperi kryeministri…
– ofendon protestuesit me arrogance e primitivizem,
– kercenon mesuesit e profesoret me perjashtim nga puna,
– premton bonuse financiare per « policet ne front » ne vend qe te premtoj zgjidhje per hallet e studenteve,
– s’merr asnje pergjegjesi dhe nuk e merr parasysh asnje kerkese nga protestat.
Dhe kjo ben vaki ne Shqiperine ku kryeministri gjysmen e kabinetit e ka ne burg e gjysmen tjeter ne arrati ose ne SPAK dhe perseri fajin e ka rinia qe proteston. Ne Shqiperine anetare te NATO-s ku sherbimi sekret i sherben krimit dhe seksit me bandat.
E tani ju duken anormale revolta e refuzimi i rinise per ta pranu kete Shqiperi si shtet normal? Kete kryeminister si udheheqes normal?
Jo! Sot normalë jane veç ata qe protestojne.
Me rininë shqiptare.