
Pas grumbullimit në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, ka nisur marshimi i studentëve dhe pedagogëve drejt Kryeministrisë.
Këtë të martë, protesta ka hyrë në ditën e saj të tetë, ndërsa vetëm pak orë më parë, kryeministri Edi Rama kërkoi dialog me të rinjtë dhe studentët, raporton euronewsl.al
Ndryshe, sot në orët e mëngjesit, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog.
“Kush do dialog pa kushte, kur të dojë, ku të dojë edhe këtu po të dojë unë jam në dispozion bashkë me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe që nuk distancohen nga dhuna”, ka thënë Rama.