Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

EDI RAMA vendos 12 karrike para kryeministrisë – KËRKON DIALOG – Gazetari Zeqir Hasani jep detaje

Gazeta10
20 October 2026 - 10:39

Kryeministri Edi Rama sot para godinës së Kryeministrisë në Tiranë ka vendosur disa karrige që ngjajnë si ato që përdoren brenda institucionit, e ku vetë ai i vendosi letrat mbi to ku shkruhej: “Dialog”. Ky aksion i Ramës u bë si thirrje për të dialoguar me studentët protestues.

Ai pas vendosjes së mbishkrimeve para mediave ftoi studentët për dialog.

“Kush do dialog pa kushte, kur të dojë, ku të dojë edhe këtu po të dojë unë jam në dispozion bashkë me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe që nuk distancohen nga dhuna”, ka thënë Rama.

E lidhur me këtë, detaje nga Tirana ka dhënë gazetari Zeqir Hasani, i cili ka deklaruar se sot ka ndodhu një episod i veçantë ku janë vendosur disa karrige nga Rama i cili po kërkon dialog me protestuesit.

Hasani ka konfirmuar se para Kryeministrisë janë vendosur gjithsejt 12 karrige.

Për më shumë shikone videon e plotë/ GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.