Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion i Prokurorisë, AKI-së dhe Policisë, arrestohet një i dyshuar për fajde

Gazeta10
22 October 2026 - 16:48

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person me inicialet L.K. për 48 orë, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘’Fajdeja’’ nga neni 331 të KPRK-së dhe ‘’Detyrimi’’ nga neni 328 të KPRK-së.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë aplikuar edhe masat e veçanta hetimore, përfshirë shitjen dhe blerjen e simuluar të artikujve, shërbimeve apo sendeve, me qëllim të grumbullimit të provave lidhur me veprimtarinë e dyshuar kriminale.

Deri në këtë fazë të procedurës hetimore, dyshohet se dëmi që i është shkaktuar viktimës, tejkalon shumën mbi 50.000 euro.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.