
Ministri i Punëve të Jashtme Italiane, Antonio Tajani, ka marrë pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit, ku kanë qenë edhe krerët e shteteve dhe qeverive, në Budva të Malit të Zi, në përfaqësim të kryeministres Giorgia Meloni.
Në komunikatë shtohet se, Tajani ka njoftuar për përfundimin e projektit TIPS Clone, një sistem i ri i pagesave të menjëhershme i projektuar për vendet e Ballkanit Perëndimor.
‘’ Projekti do të ndihmojë në lehtësimin e shkëmbimeve ekonomike, uljen e kostove të transaksioneve dhe promovimin e integrimit gradual të rajonit në infrastrukturën financiare evropiane. Në të përfshihen Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Projekti do të inaugurohet zyrtarisht më 23 nëntor në Romë, në praninë e guvernatorëve të bankave qendrore përkatëse’’, thuhet në komunikatë.