
Furnizimi me ujë do të ndërpritet këtë të shtune në disa zona të Prishtinës dhe rrethinës, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të KRU Prishtina, zonat që do të preken nga ndërprerja janë Lagjja Nic, Çagllavica, Lagjja Qëndresa, Hajvalia, si dhe një pjesë e Veternikut, në drejtim të Rezonancës.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve.