Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alarmet për shpërthim të dhunës, Prokuroria e Lartë në Beograd: Reagojmë ndaj çdo përpjekjeje për prishjen e rendit

Gazeta10
25 October 2026 - 20:15

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të ulin tensionet mes tyre dhe të përmbahen nga sjelljet e papërshtatshme dhe të dhunshme.

“Theksojmë se institucionet kompetente do të reagojnë në mënyrë adekuate, në përputhje me ligjin, ndaj çdo përpjekjeje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ndaj dhunës së çfarëdo lloji, para, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas tyre”, thuhet në komunikatë.

Aty thuhet po ashtu se prokuroria po e përcjell nga afër situatën në Beograd gjatë ditës së zgjedhjeve dhe po koordinon punën e prokurorive themelore publike dhe të policisë, me qëllim që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë paqësore, në një atmosferë demokratike dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.