
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nuk pritet që të shtohet prodhimi që ta mbulojë konsumin energjetik, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se nuk pritet të stabilizohet as prodhimi i brendshëm.
“As nuk pritet të rritet prodhimi që të mbulojë konsumin, as nuk pritet që të stabilizohet të paktën prodhimi i brendshëm”, ka thënë Gashi.
Tutje, Gashi ka thënë se vendimi për vazhdimin e masave emergjente lidhur me krizën energjetike nuk është i koordinuar në aspektin kohor që është përcjellur në institucionet e Kosovës.
“Kohën e vendimit në Qeveri, kohën e vendimit në Kuvend dhe kohën kur hyn në fuqi ky vendim pas shpalljes në gazetën zyrtare, nuk i ka të koordinuara”, ka thënë më tej Gashi. / Gazeta10