Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi

Gazeta10
26 October 2026 - 17:21

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa më të ashpra në luftimin e dhunës ndaj grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Duke folur në Kuvend, Osmani ka thënë se nuk mund të flitet për liri në një shoqëri ku liria e gjysmës së saj kushtëzohet, ndërsa gjysma tjetër jeton me frikë.

“Ne nuk mund të flasim për liri nëse lirinë e gjysmës së shoqërisë e kushtëzojmë me frikën e gjysmës tjetër. Shteti nuk guxon të qëndrojë si spektator”, ka deklaruar Osmani.

Sipas Osmanit, përgjegjësia e Kuvendit duhet të matet me gatishmërinë për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë ata që dështojnë në përmbushjen e detyrave të tyre, pa dallime partiake.

“Vepra e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi, sepse gratë që përjetojnë dhunën përjetojnë terror çdo ditë”, ka thënë ajo.

Osmani ka vlerësuar se dënimet aktuale për dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore janë tepër të lehta dhe ka kritikuar mosshqiptimin e tyre nga gjykatat, duke paralajmëruar se kjo mund të kontribuojë në vazhdimin e dhunës.

“Dënimet aktuale janë tepër të lehta, aq të lehta sa e nxisin dhunën, madje aq të lehta sa janë, as ato nuk shqiptohen nga gjykatat tona”.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.