Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IPK nis hetimet për mënyrën si u trajtuan rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici

Gazeta10
26 October 2026 - 18:54

nspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i trajtoi rastet e raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

IPK-ja ka bërë të ditur se veprimet po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe kanë për qëllim verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njofton opinionin publik se në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën e trajtimit nga Policia e Kosovës të të gjitha rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Në kuadër të këtij procesi, Inspektorati do të shqyrtojë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të secilit raportim të Arlindës, si dhe veprimet që janë ndërmarrë apo eventualisht nuk janë ndërmarrë nga zyrtarët policorë përgjegjës.

“Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale, nëse konstatohen shkelje apo lëshime gjatë trajtimit të rasteve të raportuara”, thuhet në njoftim.

IPK-ja ka theksuar se do të bashkëpunojë me institucionet kompetente të drejtësisë për të siguruar trajtim profesional, të paanshëm dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje.

“IPK mbetet e përkushtuar që në koordinim me institucionet kompetente të drejtësisë, të sigurojë trajtim profesional, të paanshëm dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje, në përputhje me mandatin ligjor dhe duke respektuar integritetin e procesit hetimor”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.