Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Suspendimi i kryeprokurores dhe prokurores në Pejë – Gjithçka çka ndodhi sot në KPK

Gazeta10
29 October 2026 - 14:52

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka caktuar Valbona Disha-Haxhosajn ushtruese të detyrës së kryeprokurores në Prokurorinë Themelore në Pejë, pas vendimit për suspendimin e Lumturije Vuçetajt.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, ku ka shqyrtuar kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi, për fillimin e procedurës disiplinore ndaj kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores së rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri.

Pas shqyrtimit të kërkesës, KPK-ja ka vendosur të formojë një panel hetimor për trajtimin e rastit dhe ka miratuar propozimin për suspendimin e të dy prokuroreve.

Vendimet lidhen me raportin me numër reference A.Nr. 379/2026, të paraqitur nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në kuadër të kërkesës për fillimin e hetimit disiplinor lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Caktimi i Valbona Disha-Haxhosajt në pozitën e ushtrueses së detyrës vjen në këtë kontekst institucional, ndërsa procedura disiplinore ndaj dy prokuroreve pritet të trajtohet nga paneli hetimor.

Njoftimi i plotë: 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.