
Protestuesit kanë vazhduar protestën para Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
Me thirrjet “Duam drejtësi”, protestuesit po shprehin revoltën e tyre kundër dhunës ndaj grave dhe po kërkojnë masa konkrete për parandalimin e rasteve të tilla tragjike.
Nga vendi i ngjarjes po raporton gazetari i Kanal10, Zeiqir Hasani, i cili po përcjell zhvillimet e protestës dhe kërkesat e protestuesve drejtuar institucioneve të drejtësisë.