
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka themeluar grupin punues për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të personelit policor në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta10.
Sipas vendimit të ministrit, grupi punues do të udhëheqë procesin e hartimit të projektligjit, ndërsa gjatë punës mund të përfshihen edhe përfaqësues të institucioneve të tjera dhe ekspertë, varësisht nga nevojat dhe vlerësimi i udhëheqësit të grupit.
Grupi punues do të udhëhiqet nga Viktor Buzhala, zëvendësministër në MPB, ndërsa zëvendësudhëheqës është Qëndrim Bytyqi, drejtor i lartë në këtë ministri. Në përbërjen e grupit janë përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera përkatëse.
Ndër detyrat e grupit është edhe administrimi i procesit të konsultimeve paraprake dhe publike lidhur me projektligjin. Vendimi është nxjerrë më 29 tetor 2026 nga Ministria e Punëve të Brendshme.

