Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi i Prattipatit me komandantin e NATO’s për Evropë, ambasada: Riafirmon përkushtimin e KFOR’it për siguri

Gazeta10
29 October 2026 - 17:13

Ambasada amerikane në Kosovë, ka dhënë detaje rreth takimit mes të ngarkuarës me punë Anu Prattipati, dhe, komandantit të NATO’s për Evropë, Alexus Grynkewich.

Në njoftim, thuhet se, vizita ka riafirmuar vlerësimin për misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, si dhe përkushtimin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.

‘’E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, mirëpriti sot në Ambasadë gjeneralin Alexus Grynkewich, komandant i Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR).

Vizita e tij riafirmon vlerësimin tonë për misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, si dhe përkushtimin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë’’, ka shkruar ambasada.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.