Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyra e Kryeministrit pranon raportet e hollësishme nga MD-ja dhe MPB-ja për vrasjen e Arlinda Zekajt

Gazeta10
29 October 2026 - 18:10

Zyra e Kryeministrit njofton se ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Në njoftim thuhet se “së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale”.

Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, “zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schëarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00, në ZKM”, përfundon njoftimi.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.