Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Elshani për vrasjen e Arlinda Zekajt: Rasti prej më të rëndave, u neglizhua që nga QPS-ja e deri te Policia

Gazeta10
29 October 2026 - 19:05

Psikologu Hazir Elshani, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ka folur për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke e cilësuar rastin ndër vrasjet më të rënda të kohëve të fundit ndaj grave.

Elshani tha se shkrimet që Arlinda kishte lënë pas dëshmojnë shumë për gjendjen e saj dhe për mënyrën se si ajo e kishte kuptuar rrezikun me të cilin po përballej.

“Me keqardhje e them se një vrasje e tillë ka qenë ndër vrasjet më të rënda që janë bërë kohëve të fundit ndaj grave. Shkrimet që la pas Arlinda lanë shumëçka për të kuptuar. Ajo ishte një grua që kishte potencial, aq sa i kam vlerësuar shkrimet e saj”, deklaroi Elshani.

Psikologu vlerësoi se nga shkrimet e saj kuptohet se Arlinda e kishte identifikuar rrezikun më qartë sesa ata që, sipas tij, kishin përgjegjësi për t’u ofruar siguri qytetarëve.

“Ajo la të kuptohet se e kuptonte më mirë pjesën e rrezikut sesa njerëzit që janë kompetentë për t’u ofruar siguri njerëzve”, u shpreh ai.

Duke folur për mënyrën se si u trajtua rasti, Elshani tha se, sipas vlerësimit të tij, neglizhenca kishte nisur që në fazat e para.

“A ndodhi dhe si ndodhi, mund të them se ky rast u neglizhua që nga momenti i parë në Qendrën për Punë Sociale (QPS), pastaj në Polici dhe më pas në hierarkinë e rastit”, deklaroi Elshani.

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime dhe protesta, ndërsa gjetjet preliminare të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë çuar në rekomandimin dhe suspendimin e 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.