Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala për dorëheqjet e mundshme të ministrave pas rastit të Arlinda Zekajt: Nuk do të kishte kurrfarë efekti

Gazeta10
29 October 2026 - 20:49

Komentatori politik Krenar Shala, në emisionin “Politiko”, ka folur për mundësinë e dorëheqjeve të ministrave pas dështimeve të dyshuara institucionale në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Shala ka thënë se vendimi për dorëheqje u takon vetë ministrave, duke theksuar se një veprim i tillë mund të jetë i arsyeshëm, por jo domosdoshmërisht i detyrueshëm.

“Sa i përket dorëheqjeve të ministrave, le të mbetet në ndërgjegjen e ministrave. Ndoshta është e udhës të japin dorëheqje, por jo domosdoshmërisht”, ka deklaruar Shala.

I pyetur se çfarë efekti do të kishte dorëheqja e ministrave, komentatori politik ka shprehur skepticizëm se një veprim i tillë do të ndikonte në parandalimin e rasteve të tjera të vrasjeve të grave.

“Kurrfarë efekti. Jo, prapë vrasjet do të vazhdojnë, fatkeqësisht. Problemi është se jemi shoqëri konservatore”, është shprehur Shala në “Politiko”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.