Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Na ke lodh” – detajet e bisedës së Arlinda Zekajt me policin, Lama: Përgjegjësia bie mbi institucionet

Gazeta10
29 October 2026 - 21:32

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, ka reaguar pas publikimit të bisedave të së ndjerës Arlinda Zekaj me një zyrtar policor në Pejë, ku dëgjohet ky i fundit duke i thënë: “Na ke lodh”.

Lama ka kritikuar sjelljen e zyrtarit policor, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë e institucioneve në përzgjedhjen dhe përgatitjen e personave që shërbejnë në polici.

“Çfarë sjelljeje është kjo për një zyrtar policor? Nuk është i vetmi. E kujt është përgjegjësia në këto raste? E institucioneve që pranojnë njerëz me përgatitje të tillë. Detyrë e tyre është të sjellin njerëz të aftë për ta kryer detyrën e tyre. Pse paguhen?”, tha ajo në Politiko.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.