Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Futbollisti shqiptar refuzon Shqipërinë: Dua të luaj për Greqinë

Gazeta10
08 November 2022 - 15:12

Andreas Ndoji zgjedh përfundimisht Greqinë, duke refuzuar zyrtarisht Kombëtaren shqiptare. Djaloshi shqiptar është një nga talentet e shumta të piketuara nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi.

Mesfushori shkodran është kthyer të bëjë protagonistin tek ekipi i tij Olimpiakosit, madje duke zbritur si titullar në dy ndeshje të Europa League.

Me paraqitjet e tij, mesfushori 19-vjeçar tërhoqi edhe vëmendjen e trajnerit Edy Reja, i cili vendosi ta grumbullojë për dy miqësoret në muajin nëntor kundër Italisë dhe Armenisë.

Ndryshe nga se pritej, sipas “BalkanWeb”, Ndoj ka refuzuar në mënyrë të prerë ftesën e bërë nga tekniku italian, duke kërkuar të lirohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Me anë të një e-mail dërguar drejtorit të ekipeve kombëtare, Dritan Babamusta, dhe menaxherit te Kombëtares U-21, Denis Lilo, Ndoji ka bërë të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë me federatën greke.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.