
Ka nisur mbledhja e protestuesve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ditën e pestë të protestave të organizuara pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protestat po mbahen në shenjë kërkese për drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie institucionale për mënyrën se si u trajtua rasti i saj para vrasjes.
Rasti ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për hetim të përgjegjësisë së institucioneve që kishin trajtuar raportimet e saj për rrezik dhe dhunë në familje.