Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Qeveria mosvet, punët krejt lamsh – na kanë humbur shpresat” – Nëna Ferdonije e zhgënjyer me institucionet – VIDEO

Gazeta10
01 November 2026 - 23:39

Nëna Ferdonije Qerkezi nga Gjakova derisa ka qenë e ftuar në emisionin “Muzë” në Kanal 10 ka shpreh zhgënjimin e saj ndaj institucioneve duke theksuar se ata japin veç fjalë të mira që i ‘merr era’.

“Te gjithë dhajnë fjalë të mira, por që mbesin vetëm në air”, tha ajo duke shtuar se premtime nuk me kanë dhanë ndonjëherë, por vetëm për angazhimin për fatin e zhdukurve.

Derisa i pyetur nga moderatori se çka mendon për Qeverinë, ajo deklaron: “Qeveria mosvet, krejt punët janë ba lamsh, na kanë humbur krejt shpresat”.

Përndryshe nëna Ferdonije në luftën e fundit, ka përjetuar një humbje të madhe.

Ajo është një nga figurat më emblematike të dhimbjes dhe rezistencës në Kosovë pas luftës së fundit.

Ku më 27 mars 1999, gjatë luftës në Kosovë, forcat serbe hynë në shtëpinë e saj në Gjakovë, duke ia marrë bashkëshortin e saj, Halimin, dhe katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin.

Derisa më vonë u konfirmua vrasja e Artanit dhe Edmondit, ndërsa Halimi, Ardiani dhe Armendi vazhdojnë të mbeten të pagjetur.

E për dekada me radhë, Nënë Ferdonije e ka mbajtur shtëpinë e saj të pandryshuar, duke ruajtur rrobat, fotografitë dhe sendet personale të burrit dhe djemve të saj ashtu siç i lanë ditën që u morën.

Derisa shtëpia e saj në Gjakovë është shndërruar në një muze përkujtimor dhe simbol të vuajtjeve të nënave kosovare për personat e pagjetur.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.