Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

EGI Group i Egzon Kelmendit prezanton produktet Pi&Ki në panairin ndërkombëtar PLME Dubai

Gazeta10
03 November 2026 - 15:44

EGI Group i biznesmenit Egzon Kelmendi po merr pjesë në panairin ndërkombëtar Private Label Middle East (PLME) në Dubai, ku po prezanton gamën e produkteve të brendit të saj Pi&Ki.

Pjesëmarrja në këtë panair, ku kompania ka qenë e pranishme edhe në edicionet e mëparshme, është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të EGI Group për zhvillimin e prodhimit, promovimin e produkteve dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Produktet Pi&Ki kanë dëshmuar ndër vite cilësinë dhe standardet e tyre duke ndërtuar një identitet të qëndrueshëm në treg dhe duke krijuar mundësi për zgjerim në tregjet
ndërkombëtare.

Përmes këtij prezantimi, kompania synon të krijojë kontakte të reja biznesore, të forcojë partneritetet ekzistuese dhe të eksplorojë mundësi të reja eksporti.

Pi&Ki po prezantohet në Zabeel Hall, stenda Z1-PF22, nën moton “Proudly Made in Kosova.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
10plus
30 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.